Video/Kapet 12 kg droge ne portin Durres

Video/Kapet 12 kg droge ne portin Durres

91
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët sekuestrojnë 12 kg Cannabis Sattiva.
Arrestohet një shtetas.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar 12 kg Cannabis Sattiva dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Hamdi Nderjaku 51 vjeç, banues në Shijak.
Arrestimi I tij u bë pasi:
Më datë 20.10.2016, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin kamion Reno me targa AA 655 FF, që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në kabinë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.