Video/Ja cfar keshillon policia e shtetit per Festat e Fundvitit

Video/Ja cfar keshillon policia e shtetit per Festat e Fundvitit

287
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore, këshilla për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 
Sezoni i fundvitit është një sezon i mbushur me festa dhe me plot aktivitete ku nuk mungojnë hareja, organizimet mes miqsh, kolegësh, festat familjare etj, ku për shkak të përdorimit të pijeve alkolike, shpërqendrimit, shkujdesjes së drejtuesve të mjeteve, jo rrallë herë jemi përballur me aksidente me pasoja fatale për jetën e përdoruesve të rrugës.
Gjithashtu, ky është një sezon me një shtim të fluksit të qarkullimit për të gjitha kategoritë e perdoruesve të rrugës.
Jemi sot këtu për të përcjellë një mesazh sensibilizimi për të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim që askush të mos lëndohet dhe askush të mos privohet nga e drejta për të qarkulluar lirshëm dhe pa probleme.
Policia rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë në përdorimin e rripave të sigurimit për vete dhe për të gjithë pasagjerët në bord. 
Gjithashtu të kenë kujdes të veçantë ndaj këmbësoreve dhe çiklistëve. 
Të tregojnë mirëkuptim me drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe të mos shfaqin sjelle agresive dhe intolerace ndaj tyre. 
Të evitojnë përdorimin e substancave alkolike si dhe limitet e shpejtësisë së lejuar. 
Të mos bëhen shkaktarë dhe burim aksidentesh për shkak të parakalimeve dhe mos qëndrimit në autokolonë kur ka radhë të gjata trafiku.
Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit.
Këmbësorët nga ana e tyre të tregohen të vëmendshëm dhe të kujdesen për vete dhe për fëmijet apo të moshuarit që kanë në krah. 
Të respektojnë shenjat e punonjësit të policisë si dhe vendkalimet për këmbësoret.
Aty ku vendkalimet mungojnë, janë të detyruar të presin derisa mjetet t’u japin përparësi atyre.
Çiklistët të përdorin kaskat mbrojtese për sigurinë e tyre dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor ashtu si të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.
Motoçiklistët e kanë kusht të panegociueshëm mbajtjen e kaskës mbrojtese dhe ndërkohë të jenë të kujdesshëm në respektimin e normave të sjelljes të kodit rrugor.
Policia Rrugore është në detyrë dhe në funskion të rritjes së sigurisë rrugore do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës për të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Bashkëpunoni me Policinë rrugore dhe me tË gjitha Patrullat e policisë, telefononi në numrin 112 për Tiranën dhe 129 për qarqet, për çdo rast nevoje dhe shqetesimi. 
Nga ana tjetër, mos hezitoni të raportoni çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Denonconi çdo abuzim sado i vogël qoftë nga punonjesi i policisë në detyrë. 
Thirrja jonë për përdoruesit e rrugës: Shmangni përdorimin e alkolit, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtese, mos përdorni aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, mos shpejtoni për të arritur aksidentin.
Gëzuar festat e fundvitit!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.