Video/I riu i ekzekutuar ne Fier ishte i njohur per drejtesine

Video/I riu i ekzekutuar ne Fier ishte i njohur per drejtesine

2214
SHPËRNDAJE

Viktima Nelgert Pata dhe i plagosuri që ishte së bashku me 34-vjeçarin nga Tepelena, udhëtonin me një automjet tip Volkswagen Passat me targa AA 166 IY.

I riu Nelgert Pata, i cili u vra me breshëri kallashnikovi ditën e sotme në Fier, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Tre muaj më parë atij iu bë atentat në Tiranë, ku mbeti i plagosur.

Më 21 gusht të këtij viti rreth orës 15:35 në një lokal, te pallatet në afërsi të ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë atij iu bë atentat me armë. Nelgert Pata, cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i Jani Aliajt, i shpëtoi fushëpamjes së atentatorit për shkak të disa bimëve dekorative që kishte lokali,dhe mbeti i plagosur lehtë në vesh.

Menjëherë pas ngjarjes Pata u largua në drejtim të paditur, dhe policia e Tiranës edhe sot nuk ka identifikuar as autorin e atentatit dhe nuk ka mundur të gjejë as të plagosurin Nelgert Pata.
Sulmi me armë ndaj tij, ka qenë një atentat i mirëfilltë dhe i organizuar. Sipas burimeve nga policia, ai është qëlluar nga një armë me precizion të lartë, e dyshuar snajper por policia në vendngjarje nuk gjeti asnjë gëzhojë.
Pata i sapoliruar nga burgu, ku vuajti dënimin për trafikim të disa vajzave për shfrytëzim prostitucioni, ditën kur iu bë atentati sapo kishte ardhur nga Gjirokastra në Tiranë, me një automjet tip “Benz”, të blinduar, të zi. Policia dyshon se atentatorët kanë ndjekur lëvizjet e tij sapo ai ka kevizur

Ngjarja sot –

Një 34-vjeçar, person me precedentë të mëparshëm penale, është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij në qytetin e Fierit ditën e sotme. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konfliktet mes autorit dhe viktimës, pasi këtij të fundit i është bërë atentat edhe më parë.

Mbi trupin e 34-vjeçarit janë derdhur disa plumba kallashnikovi, ndërsa mësohet se nga 30 të shtënat në drejtim të mjetit të viktimës ka mbetur i plagosur edhe shtetasi A.H. Ky i fundit, drejtues i mjetit 38 vjeç, është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ka marr plumb në krah.
34-vjeçari Nelgert Pata, nga Tepelena, është vrarë me armë brenda në makinën e tij tip “Volksweagen” me targë AA166IYm në pronësi të shtetasit me inicialet K.K.
Sakaq, bëhet me dije se në fshatin Zhupan të Fierit është gjendur një makine e djegur, tip Benz me portobagazh, që dyshohet se është e autorit ose autorëve të vrasjes.
POLICIA JEP DETAJET E PARA PER NGJARJEN

Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Qenas”, në mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.
Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit një 38-vjeçar i cili është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në fshatin Zhupan, Fier, në vendin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Forca të shumta të Policisë po krehin zonën ku u gjet automjeti me armët e zjarrit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Në të gjitha rrugët që lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur janë ngritur pika kontrolli nga policia.
Nga të dhënat e policisë, rezulton se automjeti është në pronësi të një qytetari me inicialet K.K. Nuk dihet nëse viktima Nelgert Pata dhe i plagosuri Ari Haliani e kanë vjedhur automjetin. Policia është duket hetuar për të zbuluar lidhjet e pronarit të makinës K.K me dy personat të cilëve iu bë sot atentat në Fier.

Nga ndërtimi i skenës së ngjarjes, Ari Haliani po drejtonte automjetin Volksawagen kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë. Ari Haliani mbeti i plagosur lehtë në krah dhe është jashtë rrezikut.
Ndërkohë, 34-vjeçari Nelgert Pata humbi jetën menjëherë nga breshëria e plumbave. Pata dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes për vrasjen e Elton Çiços një vit më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.