Video/Fotoksina merr 4 jete, droga dergon ne spitalin Fier 3 te rinje

Video/Fotoksina merr 4 jete, droga dergon ne spitalin Fier 3 te rinje

2366
SHPËRNDAJE

Vethelmimet vrasin per cdo vite ne rrethin e Fierit .Mjeku intoksikolog i spitalit Fier Lulezim Banushaj ka shprehur keqardhje per rastet e shumta qe per kete Tetor arriten kulmin me  6 raste vethelmime nga fotoksina ku 4 prej te vethelmuarve nuk kane mundur te rikthehen ne jete ndersa dy te tjere do kalojne nje jete te mundimshme pasi kane godutur organet e tjera. Ne keto 10 muaj numri i te vethelmuarve nga fotoksina shkon ne 50 

Mjeku ka treguar se ky fenomen ka prekur moshat e reja kryesisht por edhe te moshuar ndersa se jane te shumta arsyet qe detyrojne viktimat te vetflijohen

Gjendja e dobet ekonomike apo papunesia, mosmarrveshjet  brenda familjes deri edhe xhelozite mes bashkeshorteve apo te dashurve cojne ne aktin e perpjekjes per ti dhene fund jetes.

Mjeku gjithashtu eshte shprehur se jane shtuar rastet e urgjencave nga perdorimi i drogave . Vetem dje jane paraqitur 3 raste ku nje pacient ka marre mbidoze heroine ndersa dy te tjere kane perdorur hashash plus alkool.

https://youtu.be/-4NgGLsGDpQ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.