Video/Foto/Çfare  ndryshimi solli 2016 ne Patos

Video/Foto/Çfare  ndryshimi solli 2016 ne Patos

672
SHPËRNDAJE

Rivitalizimin urban i qendres se qytetit naftetar te Patosit eshte nje nga projektet me te medha dhe ambicioze te qeverise Shqiptare . Vlera e ketij investimi ne total shkon ne 104 miln leke te reja ndersa eshte ndare ne disa faza prej atyre fillestare ne sistemimin e kanalizimeve dhe instalimit te rrjetit te nendheshem deri ne restaurim te fasadave, ndricim gjelberim dhe te gjithe elementet urban deri ne formen e plote te qendres.


Sipas kryetares se bashkise Patos Rajmonda Balilaj ky projekt synon rehabilitimin urban te qendres se qytwtit te Patosit ne sherbim te qytetarit. Per kryetaren e bashkise Balilaj ky projekt vjen me nje risi e cila eshte qendra e Patosit modern duke e ndare nga e kaluara jo vetem ne estetike por edhe ne pjesen arkitekturore dhe funksionale. 

Nderkohe Bashkia Patos pergjate ketij viti  ka investuar me nje vlere totale ne mbi 3oo mln leke te reja ne rikonstruksion rrugesh, ndricim, gjelberim, riparim shkollash ,fasada,ujesjelles ,kanalizime 

Punimet për rikonstruksionin e rrugës Ruzhdie-Gjinoqarë, në Njësinë Administrative Ruzhdie të Bashkisë Patos po shkojnë drejt përfundimit.

Rruga me gjatësi totale 1870 mL dhe një gjerësi të trasesë rreth 6 m ka marrë pamjen e një rrugë me standarte urbane, e cila do tju shërbejë 2000 banorëve të kësaj zone.


Rikonstruksion I Rruges “Rrapi Tiku” një segment rrugor me gjatësi 630mL dhe gjerësi 6m që lidh lagjen Dukas të qytetit të Patosit me rrugën nacionale Fier-Berat ka filluar të marrë formën e një rruge me standarte urbane. Ka përfunduar hedhja e binderit (shtresa e parë) dhe tapeti rrugor me asfalto beton si dhe do vazhdojnë punimet për bankinat anësore, zgjerimi i urës së përroit, betonime e punime të tjera.Segment rrugor totalisht i financuar nga të ardhurat vendore të Bashkisë Patos.

Perfundimi i asfaltimit në rrugën “Gani Banaj”, në lagjen “E Re”. Investim i rëndësishëm financuar nga të ardhurat vendore të Bashkisë Patos. 

Kompletohet me  ndriçim në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit Rruga “Ali Laze”, rruga “Shpiragu” dhe rruga “Hamza Gorra” tashmë me ndriçim rrugor.

Perfundimi i Lulishtes 29 Marsi:Ndërtim Lulishte në Lagjen 29 Marsi – Financuar nga te Ardhurat Lokale te Bashkise Patos 16.1 miln leke te reja


 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.