Video/Festa e Roskovecit zbulon ,nje tjeter veper arti dhe historie .

Video/Festa e Roskovecit zbulon ,nje tjeter veper arti dhe historie .

705
SHPËRNDAJE

Eshte viti i dyte qe Roskoveci  feston ,simboliken e festes se qytetit dhe kesaj treve.Kjo feste e kthyer tashme ne tradite ,ka sjelle kete te Diele te 23 Korrikut ,nje atmosfere dhe ngjyra te festes ne rruget e qytetit. Qindra qytetare te Roskovecit si dhe te 14 fshatrave te kesaj zone, kane festuar neper rruget e qytetit ,dekoruar me ngjyra te festes. Festa e Roskovecit ka marre kuptim te plote me nje veper arti .Kjo veper  eshte vendosur ne pjesen Lindore te ketij qyteti ,me nje simbolik qe  deshmon historine hershme te tij, “Pazarin e Roskovecit” Kjo eshte vepra e dyte monumentale ( pas Vajzes Myzeqare)qe i kushtohet ketij qyteti .Monumenti ,me nje burre me veshjen tradicionale te kesaj zone ,duke mbajtur ne duar nje kandar ,nuk eshte thjesht veper arti, por art qe kujton historine dhe kulturen e nje treve si Roskoveci. Kryetarja e Bashkise Roskovec ,Majlinda Bufi  se bashku me qytetaret ,ka zbuluar kete veper kushtuar Roskovecit. Ajo ka theksuar ne fjalen e saj se :

“Ky qytet meritonte ,qe emri i permendur kaq shume  ne histori ,te lartesohej ne kete veper. “Pazari i Roskovecit” ,eshte tashme vepra qe personifikon historine dhe per te qene gjithmon aty dhe kujtuar ne breza, si nje vlere e ketij qyteti”.

Per komunitetin e Roskovecit nuk kane munguar opinionet per nje atmosfere te bukur qe gezon cdo moshe.  Ndersa historiani Ilir Gjika ne pershtypjet e tij e ka cilesuar vepren monumentale, nje histori te gjalle ,tashme per Roskovecin.Por, festa nuk mbaron ketu .Festimet vazhdojne me ekspozita panaire dhe kulmojne ne mbremje me koncertin festiv .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.