Video/Diplomatet e huaj shetitje me biciklete ne rrugen Kuman-Roskovec

Video/Diplomatet e huaj shetitje me biciklete ne rrugen Kuman-Roskovec

396
SHPËRNDAJE

Dy figura te diplomacise se huaj japin mesazhe te qarta per politiken dhe qeverisjen lokale. Koordinatori i Perhershem i OKB dhe njeherazi perfaqesues i PNUD ne Shqiperi Brian Williams si dhe Ambasadori I Swedise Johan Ndisi kane mbritur ne Kuman dhe prej andej te shoqeruar nga te rinj me bicikleta kane pershkuar ne nje shetitje me biciklete itenerarin nga Kumani ne Roskovec. Per ambasadorin suedez ky tur i cili ka nis ne disa qytete te vendit ka si qellim te percjell mesazhin e komunikimit dhe takimeve me politikanët, qytetarët dhe rininë lokale .Ambasadoret marrin kontakte te drejtperdrejta me banoret për të diskutuar për shërbimet vendase dhe vendim-marrjen. Tematika të tjera përfshijnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisin.Ne jemi ketu ka thene Ambasadori Suedez Johan Ndisi per te pare rezultatet e ndryshimeve te pesuara ne nje vit e gjysem nga reforma territoriale por jo vetem kaq por edhe per te dhene ndihmen konkrete me tej me qellim qe kjo reforme te ece perpara sikurse integrimii vendit.
Per kordinatorin e Perhershem te OKB ne vendin tone Brian Williams per nje vend demokratik eshte i rendesishem ndertimi i kapaciteteve te qeverisjes dhe garantimi i institucioneve.Ne jemi ketu ne menyre te vecante per tembeshtetur me kapacitetet e nevojshme ne ndihme te barazise gjinore dhe rasteve te dhunes se gruas ne familje. Ne kemi punuar per te permirsuar dhe vendosur ne funksion ,sistemin e barazise gjinore dhe do donim qe ky sistem te shperndahet dhe aplikohet edhe ne bashki te tjera

Kryetarja e bashkise Roskovec Majlinda Bufi ne prani te Ambasadorit te Suedise dhe Kordinatorit te OKB ka shprehur vleresimin per misionin e tyre ne drejtim te demokratizimit te institucioneve qe ndihmojne ne permirsim te sherbimit dhe jetes se qytetareve por pa harruar asnjeher dhe perfshire dhe barazine gjinore dhe rolin e gruas. 

Ne takimin me gra dhe vajza ne bashkine Roskovec ne prani te dy diplomateve,Kordinatorit te OKB dhe Ambasadorit Suedez kryetarja e bashkise Majlinda Bufi ka shprehur ecurine e ketij projekti ne kete bashki si nje mekanizem qe po permirson ndjeshem dhe po realizon qellimin ne barazinw gjinore dhe perfshirjen e gruas ne vendimarrje si dhe fuqizimin e saj ne familje dhe shoqeri 

Kryetarja e Bashkise Majlinda Bufi ka shprehur gatishmerine dhe mundesite reale per ngritjen e nje qendre pritje per ato gra dhe vajza qe ndjehen te kercenuara nga dhuna ne familje.Gjithashtu fale ketij projekti me PNUD bashkia Roskovec ka nisur nje fushate sensibilizuese per promovimin , nxitjen dhe ndihmen financiare per grate ne agrobiznes.

Kryetarja e Bashkise ka theksuar se ligji per barazinw gjinore eshte shembulli me i mire i zbatimit te tij ne bashkine Roskovec pasi ka nje numer te konsiderushem gra dhe vajza qe jane antare keshilli , pozicione te ndryshme ne administrate si dhe drejtuese te zonja ne sektore te tjere si shendetesi, arsim, bujqesi ne Roskovec.

Ky fakt eshte nje shembull domethenes dhe model jo vetem per te nxitur grate e tjera per te provuar keto sfida por per te rritur dhe fuqizuar me tej rolin e gruas ne shoqeri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.