Video/Bllokohet dhe sekuestrohet një automjet me 45 kg droge

Video/Bllokohet dhe sekuestrohet një automjet me 45 kg droge

53
SHPËRNDAJE

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Bllokohet dhe sekuestrohet një automjet me 45 kg lëndë narkotike, në Qafë Bot – Sarandë !
Më datë 29.01.2017, rreth orës 08:30, në Pikën Kufitarë të Kalimit Qafë -Bot Sarandë, u konstatua një automjet me qëllim daljen nga Republika e Shqipërisë, në të cilin u dyshua se po transportonte lëndë narkotike.
Nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kyfitare në automjetin tip Benz-Mercedes, me targë AA 314 PR, me drejtues dhe në pronësi të shtetasit Miri Hamata dhe me pasagjerë shtetasin Vilson Lamka, Policia ka konstatuar një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 45 kg (kilogram), e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e këtij automjeti, në pjesën e sarbatorit, futur nën një llamarinë të salduar posacërisht për fshehjen e saj, e ndarë në 39 pako të mbështjella me natriban dhe plastikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, ka bërë shoqërimin në Komisariatin e Policisë së Sarandës dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- Miri Hamata, 28 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.
2- Vilson Lamka, 30 vjeç, banues në Damatat, Delvinë.
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.