Video/Fier:Atentat me arme zjarri ,nje person mbetet i vdekur dhe nje i...

Video/Fier:Atentat me arme zjarri ,nje person mbetet i vdekur dhe nje i plagosur

3748
SHPËRNDAJE

Atentati me arme zjarri ka ndodhur ne aksin Fier -Seman prane komunes qender ne kthesen e Qenasit.Një 30-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij në qytetin e Fierit ditën e sotme. Mbi trupin e 30-vjeçarit janë derdhur disa plumba kallashnikovi, ndërsa mësohet se nga 30 të shtënat në drejtim të mjetit të viktimës ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër qe është dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Personi i identifikuar, si Nelgert Pata, 30 vjeç, nga Tepelena, është vrarë me armë brenda në makinën e tij tip “Volksweagen” me targë AA166IY.
Mendohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë, eshte larja e hesapeve ndërsa do të jenë hetimet ato që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq, bëhet me dije se në fshatin Zhupan të Fierit është gjendur një makine e djegur, tip Benz me portobagazh, që dyshohet se është e autorit ose autorëve të vrasjes.

Nderkohe ky eshte informacioni zyrtar

Fier!
Informacion paraprak.
Më datën 20.11.2016 ora 13:50, në aksin rrugor Fier – Seman, në vëndin e quajtur “Qenas”, në mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 166 IY është gjetur i vdekur, i vrarë me armë zjarri shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Tepelenë, person me precedent penal.
Si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit nje 38 vjeçar i cili eshte transportuar ne spital jashte rrezikut per jeten.
Në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri automatik.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Forca te shumta te Policise po krehin zonen ku u gjet automjeti me armet e zjarrit per te bere te mundur kapjen e autoreve.
Ne te gjitha rruget qe lidhen me vendin ku u gjet automjeti i djegur jane ngritur pika kontrolli nga policia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.