Video/340 banore te 5 lagjeve periferike ne Fier kane marre lejet e...

Video/340 banore te 5 lagjeve periferike ne Fier kane marre lejet e legalizimit 

893
SHPËRNDAJE

 340 banore te 5 lagjeve periferike ne Bashkine Fier “Afrim” , “Mbrostar Ferko”, “Bishanak” “Sheq” dhe “1 Maj ” kane marre sot ne dore lejet e legalizimit per shtepite e tyre. Shperndarja e lejeve te legalizimit per keta fermere eshte kryer nepermjet nje ceremonie te organizuar nga ALUIZNI si dhe Bashkia Fier ndersa kane marre pjese edhe deputetja e PS te kesaj zone Adelina Rista si dhe Prefekti i Qarkut Xhevi Bushaj. Drejtuesi Rajonal i Aluiznit Fier Ervin Bushi ne fjalen e tij eshte shprehur se brenda ketij mandati do te perfundoi me sukses ky proces duke e konkretizuar me shifra .Ne me pak se 3 vjet ka thene Bushi jane dhene 14 mije leje legalizimi krahasuar me periudhen e qeverisjes meparshem 8 vjecare qe ishin shperndare vetem 400 leje. Nderkohe kreu i Bashkise Fier Armando Subashi eshte shprehur se sot nuk jam ketu per te deshmuar premtimin e mbajtur nga qeveria per dhenien e lejeve te legalizimeve por edhe per tju dhene lajmin e mire se se shprjti kjo zone informale dhe te tjerat do te perfshihen nga projekti madhor i KFV per rrjetin e ujesjelles kanalizimeve si dhe per fillimin e procedurave per premtimin tjeter te qeverise mbi certifikimin e tokes bujqesore.

Per banoret qe moren sot certifikatat e pronesise per objektet e deklaruara pa leje eshte shprehur vleresimi dhe falenderimi per qeverine shqiptare qe mbajti kete premtim

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.