Video/25 kg droge ne MALLAKASTER, arrestohet 37 vjecari

Video/25 kg droge ne MALLAKASTER, arrestohet 37 vjecari

1638
SHPËRNDAJE

Mallakastër
Policia finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”.
Sekuestrohen rreth 25 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Koordinata”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Armand Pashaj, 37 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.
Arrestimi i shtetasit Armand Pashaj u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 25 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.