Video/ Vret te dashuren dhe me pas veten ne nje automjet, emrat

Video/ Vret te dashuren dhe me pas veten ne nje automjet, emrat

415
SHPËRNDAJE

Fier!

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë Drini .Derveni, 32 vjeç, banues në Fier dhe Ermira Arapi 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.
Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen Ermira Arapi, ka vrarë vetuen.

Shtetasi Drini Derveni mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.
Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.
Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Detaje te tjera

Viktimat e identifikuar si Deni Derveni 32-vjeç dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç ishin respektivisht të martuar dhe me fëmijë, ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore me njëri-tjetrin.
Nuk dihen ende shkaqet që e shtynë babain e dy fëmijëve, banues në lagjen “11 Janari” të Fierit të vriste fillimisht gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore e më pas t’i jepete fund jetës, por ka dyshime të forta, se ndërprerja e lidhjes mund të jetë një nga arsyet e krimit.
Sipas mediave bëjnë me dije gjithashtu se edhe Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja ishte e martuar dhe nënë e një vajze dhe jetonte bashkë me familjen në fshatin Fermë Çlirim të Fierit.
Nga kqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip TT në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.