Video/ Vrau rojen e karburantit, ja momenti

Video/ Vrau rojen e karburantit, ja momenti

166
SHPËRNDAJE

Policia e Sarandës ka publikuar videon me momentin kur ka ndodhur grabitja e karburantit në Sarandë, dhe vrasja e punonjësit në këtë objekt. Nisur nga pamjet, policia më herët ka arritur të identifikojë dhe kapë brenda 10 orësh autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë. Bashkë me autorin është arrestuar edhe shoku i tij, që akuzohet për përkrahje.
Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi Arqile Koci, 27 vjeç. Pas informacioneve të mara në rrugë operative, Koci u gjet dhe u arrestua në një hotel në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.
Më herët, policia gjeti motorin dhe armën e krimit në lagjen nr.4 të Sarandës pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44-vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.