Video/ Rivitalizimi edhe ne rrugen e stacionit te trenit ne Fier 

Video/ Rivitalizimi edhe ne rrugen e stacionit te trenit ne Fier 

1181
SHPËRNDAJE

Nje tjeter rruge do ti shtohet listes se gjate te financimeve te qeverise shqiptare per rehabilitimin e rrugeve dhe fasadave te Fierit.Sipas Drejtorise se Planifikimit te Territorit ne Bashkine Fier se shpejti rruga “Rauf Nallbani” pritet ti nenshtrohet nje rikonstruksioni ne rruge dhe trotuare si dhe restaurim te fasadave dhe lyerje te tyre.

Drejtuesja e Planifikimit te Territorit ne Bashkine Fier Reinilda Hyseni eshte shprehur se ky investim kap nje vlere financimi prej 140 milion leke te reja dhe projekti eshte fituar nga bashkia dhe priten vetem procedurat per zbatimin e tij. Gjatesia e kesaj rruge eshte rreth 700 m lineare dhe rikonstruksioni i rruges do te sjelle parametra bashkohor ne keterruge por edhe funksional.

Rruga ne fjal eshte ndertuar rreth 50 vjet me pare dhe ne te gjithe kete periudhe ka pesuar vetem riparime. Investimi i ri parashikon zgjerim te rruges , korsi bicikleta si dhe,trotuare , gjelberim dhe ndricim te denje per nje qytet modern te se ardhmes

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.