Video/ Ndalohet drejtori i permbarimit Fier , ja momenti!

Video/ Ndalohet drejtori i permbarimit Fier , ja momenti!

798
SHPËRNDAJE

Eshte arrestuar ne mesditen e sotme pergjegjesi i zyres permbarimore ne Fier Pellumb Isufaj.Ai eshte shoqeruar nga punonjes civil te policise ne mjediset prane vendit te punes nderkohe eshte shoqeruar ne qender te qytetit duke u ndjekur nga syte e qindra qytetareve te cilet kane filmuar kete moment dhe e kan drg ne mesazhet e portalit tone.lajmi per arrestimin e pergjegjesit te permbarimit Fier eshte konfirmuar eshe nga drejtori i policise se qarkut fier por ende nuk jane dhene detajet e shoqerimit

Fier
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përmbaruesi”.
Arrestohet përgjegjësi i zyrës përmbarimore Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në bazë të një pune disa mujore nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “PERMBARUESI”.
Si rezultat i operacionit, pas një pune të mirëorganizuar u bë i mundur arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i parashikuar nga Neni 259 i Kodit Penal, i shtetasit:
-Pëllumb Isufaj, 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë pergjegjës i zyrës përmbarimore Fier.
Ky shtetas në abuzim me detyrën i ka kërkuar ryshfet shtetasit me iniciale G.M, me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.