Video / Momenti kur 152 te burgosur lene burgun ne Fier

Video / Momenti kur 152 te burgosur lene burgun ne Fier

3196
SHPËRNDAJE

Amnistia ka nxjerre jashte dyerve te burgut 670 te burgosur nga te gjitha burgjet ne vend

Vetem nga burgu Fier kane lene qelite she kane perfutuar 152 te burgosur qe jane pritur nga te afermit e tyre

Nderkohe

Në ditën e amnistisë, kur 670 të dënuar kanë fituar lirinë, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kishte zgjedhur të gjendej pranë grave e vajzave që lanë qelinë në institucionin e vuajtjes së dënimit, 325 në Tiranë.

Manjani në fjalën e tij para mediave u uroi të gjithë të liruarve nga burgu që ta shijojnë lirinë e fituar si dhe i bëri thirrje shoqërisë shqiptare që t’i mirëpresin ata.
“Uroj që të gjithë ta shijojnë këtë liri, suksese të vazhdueshme në jetë. Mesazhi im është ky: Këta njerëz që dalin nga këto institucione ju siguroj që janë të riedukuar, të mundur për t’u integruar në shoqëri. Kjo është ftesa ime, t’i mirëpresim, të jetojnë mes nesh,” tha ministri i Drejtësisë.
Manjani tha po ashtu se Ministria e Mirëqenies Sociale do t’u krijojë grave dhe vajzave të dala sot nga burgu, mundësi për t’u përfshirë në tregun e punës, gjë që duhet ta bëjnë edhe bizneset private.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.