Video/ Bllokohen akset kryesore rrugore ne Fier, trafik i pandodhur me pare

Video/ Bllokohen akset kryesore rrugore ne Fier, trafik i pandodhur me pare

717
SHPËRNDAJE

Qarkullimi i autonjeteve eshte bllokuar per rreth nje ore ne te 4 rruget hyrese dalese te Fierit me qytwtet e tjera. Nese do te shihni keto pamje do besoni trafikun e krijuar ne rruget kryesore ne Fier . Vargu i automjeteve ka zgjatuar ne disa km dhe sidomos ne drejtim te rruges Fier-Patos. Shkak i kesaj situate ka qene zhvillimi i rrethit te 74 ciklistik te shqiperise qe ka qene edhe nje njoftim i paralajmeruar i policise


Njoftim i Policise

Fier

Në datën 22.05 2017, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në vijim të Turit të 74 Ndërkombëtar të Çiklizmit, 18 ekipe nga vende të ndryshme të botës, kanë nisur garën ditën e sotme në orën 11:00 nga bulevardi “Qemal Stafa” Elbasan me destinacion qytetin e Vlorës.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka marë të gjitha masat e sigurisë për lëvizjen dhe shoqërimin stafetë me patrulla të policisë rrugore.
Në të gjitha kryqëzimet kryesore, rrethrrotullimet dhe akset ku mund të ketë probleme për mbarëvajtjen e turit çiklistik, në bazë të plan-vendosjeve të hartuara nga Komisariatet Fier dhe Lushnje, janë vendosur punonjës policie të qarkullimit rrugor por edhe nga seksioni i patrullës së përgjithshme.
Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin me qëllim mbarëvajtjen e këtij Turi Ndëkombëtar Çiklistik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.