Video/ Babai i nje prej viktimave te 2013 ne Vlore ,drejtesia u...

Video/ Babai i nje prej viktimave te 2013 ne Vlore ,drejtesia u vu ne vend

639
SHPËRNDAJE

Me lot ne sy babai  i nje prej viktimave te 28 Korrikut te vitit 2013 ne Plazhin e ujit te ftohte ne Vlore Asqeri Isufaj eshte shprehur se ndjehet i lehtesuar ndersa ka marre njoftimin ne media se eshte arrestuar autori i vrasjes se birit te tij Sokolit . Askush nuk mund te me ktheje birin e humbur ka thene Asqeriu por drejtesia u vendos ndersa ka leshuar apel per drejtesine te vendos drejtesine edhe per bashkpuntorin e autorit ne kete vrasje

Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur më datë 28.07.2013 :
Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni:

1- Besa Osmeni, 27 vjeçe,

2- Xheni Osmeni, 22 vjeçe,
,,, ngjitur me to kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 shtetas të tjerë:

1- Blendi Lina, 22 vjeç, banues në Fier,

2- Gramoz Beqiraj, 24 vjeç, banues në Fier,

3- Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier
,,, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonje kontakt ose ndonje adresë facebook-u.
Motrat Osmeni, kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre Leo Osmeni, duke i kerkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2-3 djem në plazh.
Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip “Fuoristradë” me targë V 7863 WDE, drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij (kurshuririn e largët) shtetasin Delin Hajdaraj.
Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktuar menjëherë fizikisht me një nga djemt që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues “kaçavidë”.
Në konflikt e sipër, ka ardhur shtetasi Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një armë zjarri automatike model 56, dhe ka qëlluar në ajër si dhe në drejtim të personave të tjetër të cilët po pushonin në plazh, nga ku mbetët të vrarë 3 shtetas të tjerë të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin.
Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.
Ndersa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, derisa mbremjen e kaluar, Policia e Vlorës bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.