Video/ Arrest me burg per te plagosurin ne atentatin e Nelgert Pates

Video/ Arrest me burg per te plagosurin ne atentatin e Nelgert Pates

862
SHPËRNDAJE

Nen masa te rrepta sigurie eshte shoqeruar per ne gjykaten e rrethit Fier Ari Alinani , i plagosuri ne atentatin e Nelgert Pates . Ai i shpetoi me nje plag ne krah 30 plumbave qe i moren jeten Nelgert Pates ne nje atentat ndaj tij ne kthesen e Qenasit. Pas atentatit Alinani qe ishte i plagosur ka shkuar per tu mjekuar ne spital qe eshte rreth 600 metra nga vendi i ngjarjes. Ai eshte arrestuar me pas nga policia me akuzen veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes .Prokuroria ka kerkuar masen e arrestit per Ari Alinanin qe ka qene i fashuar nga plaget ne krah

Informacioni i policise qe argumentoi arrestimin e te plagosurit

Policia e Fierit ndalon shtetasin që mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi më datën 20.11.2016 në lagjen “Afrimi i Ri, Fier, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

-Ari (Ilirjan) Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë.

 Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier pasi shtetasi i dyshuar është person i plagosur në ngjarjen dhe ndodhet për mjekim në spital.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.