Vetem ne 1 dite ,98 gjoba ne Fier per rripin e sigurimit.(video)

Vetem ne 1 dite ,98 gjoba ne Fier per rripin e sigurimit.(video)

923
SHPËRNDAJE

Vijon zbatimi me rigorozitet i nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky Nen i Kodit Rrugor.

Policia e qarkullimit rrugor ne Fier ne zbatim te kodit rrugor per sigurine rrugore ka vendosur ne 24 oret e fundit 98 gjoba drejtuesve te automjeteve . Vendosja e gjobave ka ardhur per shkak te mos vendosjes se rripit te sigurimit nga drejtuesit te cilet jane gjobitur nga 5000-15000 leke te reja. Nderkoh eshte arrestuar edhe nje drejtues mjeti qe udhetonte ne gjendje te dehur


Nderkohe  Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit ka ndëshkuar 923 drejtues për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 13.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.473 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 14 Leje Drejtimi, nga këto 2 për alkool, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 27 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 
43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.