Vendosi eksploziv ne banesen e nje shtetasi perfundon ne pranga

Vendosi eksploziv ne banesen e nje shtetasi perfundon ne pranga

126
SHPËRNDAJE

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Policia kap dhe ndalon 3 shtetas të shpallur në kërkim, ku një prej tyre ndalohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, në lagjen “Savër”, Lushnje, u bë kapja e personit të shpallur në kërkim:
1.Leonard (Miri) Çopani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë.
Kapja e tij u bë pasi dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës eksplozive në murin rrethues të banesës së shtetasit D.T, ngjarje e ndodhur në datën 01.06.2017, rreth orës 03:00, në vëndin e quajtur Arrameras, Fushë-Krujë.
Gjithashtu, Gjykata e shkallës së Parë Krujë me Vendimin e datës 18.05.2017, ka vendosur për këtë shtetas masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.