Vapa tejmbush urgjencat spitalore ne Fier

Vapa tejmbush urgjencat spitalore ne Fier

328
SHPËRNDAJE

Vapa e korrikut ka tejmbushur urgjencen e spitalit rajonal te fierit dhe ate te spitalit te pediatrise 
Vetem ne 24 ore numerohen mbi 100 vizita ne Urgjencen e Spitalit dhe Pediatri si dhe mbi 25-30 shtrime per shkak te komplikacioneve ne shendet nga temperaturat e larta. Persona të moshave të ndryshme u janë drejtuar ketyre urgjencave spitalore gjatë ditëve të fundit me komplikacione të shumta shëndetësore siç janë krizat hipertensive, dhimbjet e gjoksit, ato me diabet, simptomat hematologjike, gastrohepatologjike etj.. shkak i të cilave janë bërë qëndrimet me orare të gjata në temperaturat e larta. Më të rriskuarit nga vapa mbeten të vegjlit dhe moshat e treta, të cilat kanë mbipopulluar urgjencen e spitalit dhe ate te pediatrisë.Mesohet se çdo ditë drejtohen ne Urgjencen e Spitalit Fier me qindra thirrje telefonikev për ndihmë dhe kujdes të specializuar mjekësor .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.