Ushtronin dhunë fizike e ndaj familjarëve, policia arreston në flagrancë 3 shtetas.

Ushtronin dhunë fizike e ndaj familjarëve, policia arreston në flagrancë 3 shtetas.

455
SHPËRNDAJE

Ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tyre, policia arreston në flagrancë 3 shtetas.
Fier!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardian Gjika, 45 vjeç, banues në fshatin Gracalli, Fier, pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, shtetasve, L.Gj, 41 vjeçe dhe T.Gj, 76 vjeç, banues në fshatin Gracalli, Fier.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit penal.

Lushnje!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Suleyman Bakgor, 50 vjeç, lindur dhe banues ne qytetin Zile, Turqi dhe banues përkohësisht në lagjen “Xhevdet Nepravishta“, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 26.09.2016 rreth orës 12:00, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetues së tij,shtetases Sh.Sh, 31 vjeçe.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Divjakë!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ardian Maçi, 37 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.
Arrestimi I këtij shtetasi u bë pasi ish-bashkëshortja e tij, shtetasja E.T, 33 vjeçe, banues në fshatin Dushk, Lushnjë , kallzon se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të saj A.M dhe M.M.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.