Ushtaret Zvicerian me uniforma te stolisura me heroin kombetar Shqiptar

Ushtaret Zvicerian me uniforma te stolisura me heroin kombetar Shqiptar

48
SHPËRNDAJE

Ushtaret në Zvicër i kanë stolisur uniformat zvicerane me ikonën e heroit kombëtar shqiptar – Skënderbeut.keshtu e ka nisur artikullin “20 Minuten” Ata tani rrezikojnë një dënim disiplinor. 
Ata pozojnë krenarë me uniformat e tyre, në mëngët e të cilave qëndron një stemë me mbishkrimin «Zug Shipi» dhe portretin e Skënderbeut. Me tej– raporton «20 Minuten» – është hero kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë, «si të thuash Wilhelm Telli i shqiptarëve», shpjegon media. Këto imazhe po bëjnë xhiron në Facebook dhe po e argëtojnë komunitetin e zviceranëve kosovarë, vazhdon media zvicerane e dialogplus. Huajsimi i uniformës në këtë formë nuk lejohet, është shprehur zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist për medien. Në uniformat e ushtrisë zvicerane mund të mbarten vetëm simbolet zyrtare të korpuseve. Në fakt, ndodh nganjëherë që kompani të veçanta krijojnë bexhe jozyrtare, por bartja e tyre është e ndaluar.
Personat që shfaqen në këto imazhe janë pjesëtarë të shkollës së rektutëve sanitarë në Airolo, ka rrëfyer zëdhënësi i ushtrisë. Ata tani do të hetohen nga komandanti i shkollës për shkelje të rregullave të shërbimit dhe do të marrin dënim disiplinor. Dënimi, thuhet në raport, nuk do të jetë gjithaq i lartë. Sipas zëdhënësit, fjala është për një rast të lehtë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.