Ura e Kasabashit; monument kulture i Kategorise se Pare.

Ura e Kasabashit; monument kulture i Kategorise se Pare.

170
SHPËRNDAJE

Ura e Kasabashit është shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Ajo mendohet që të jetë ndërtuar rreth viteve 1640, pranë burimit të Guhakut nga një nga arkitektët më të famshëm të perandorisë osmane Arkitekt Kasemi, me origjinë nga fshati Grëmsh i Skraparit, kjo pohohet, nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi).kas

Ura e Kasabashit gjëndet në afërsi të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit. Ura e Kasabashit futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese. Nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. Kjo rruge ka qënë shumë e rendësishme për keto krahina, pasi shërbente si një aks për lëvizjen e njerëzeve dhe shkëmbimin e mallrave.

Qemeri qëndror i cili ka një vëllim më të madh paraqitet me një konstruksion me majë të mprehtë me hapësirë drite 12m, ndërsa dy qemerët anësorë janë më të vegjël në vëllim dhe kanë formë gjysëm rrethore. Qemeri kryesor sipër konturohet nga një kornizë guri 5 cm të trashë.

kas1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.