U gjendet droge ,arrestohen 3 shqiptare ne Itali

U gjendet droge ,arrestohen 3 shqiptare ne Itali

176
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit, dy operacione të policisë italiane kanë çuar në arrestimin e 3 shtetasve shqiptarë me akuzën e rritjes së bimës së kanabis e trafikimin ilegal të marijuanës.Operacioni i parë policor u ekzekutua në rrethinat e qytetit të Altamurës ku nën pranga përfundoi një shtetas shqiptar 26 vjeçar me profesionin bari. Në një zonë të braktisur të komunës së Ceraso, shtetasi shqiptar kishte ngritur një plantacion të vërtetë marijuane me bimë të larta deri në 2 metra.Operacioni i dytë policor u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qytetin e Velletrit ku me të njëjtën akuzë të rritjes së marijuanës dhe trafikimit të saj, kanë përfunduar nën pranga dy shtetas shqiptarë të njohur nga forcat e rendit. Ata janë M.E. 29 vjec e M.G. 22 vjec.Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë ndërsa po kultivonin marijuaën në një plantacion në rrethinat kodrinore të territorit të Velletrit. Në këtë plantacion u sekuestruan 45 rrënjë kanabis të larta 1.80cm. Planatacioni i marijuanës ishte i pajisur me një sistem ujitës ndërtuar nga një pompë hidraulike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.