Trupi  i Erion Toro do kthehet ne vendlindje,Qeveria Shqiptare mbulon shpenzimet

Trupi  i Erion Toro do kthehet ne vendlindje,Qeveria Shqiptare mbulon shpenzimet

1107
SHPËRNDAJE

KERKESAT E FAMILJAREVE PER KTHIMIN E TRUPIT, SHPENZIMET NGA QEVERIA 

Te gjitha shpenzimet per kthimin ne shqiperi te trupit te pajete te Erjon Toros, te riut qe humbi jeten pas termetit qe perfishiu zonen e Amatrices ne Itali, do te kryehen nga Qeveria Shqiptare. Gjithka eshte konfimuar nga Kryetarja e Bashkise se Roskovecit Majlinda Bufi, e cila ka shkuar prane familjes se Erjon Toros ne fshatin Kurjan. Zonja Bufi I ka bere me dije familjareve te 33 vjecarit se vete kryeministri Rama dhe Ambasada Shqiptare ne Rome, jane duke u marre me gjithe proceduren e nevojshme per te kthyer sa me pare ne atdhe trupin e pajete te Erjonit, ndersa pritet qe shume shpejt te behet e ditur edhe dita e kthimit te tij. Kjo vjen pas kerkesave te familjareve per kthimin sa me pare te trupit te pajete te djalit te tyre ne Shqiperi, per ta percjelle ate per ne banesen e fundit.

Erjon Toro humbi jeten pak dite me pare nen rrenoja, pas lekundejve te tokes qe perfshine qytetin ku ai jetonte dhe punonte sebashku me familjen e tij. Nga termeti u gjymtua bashkeshortja e Erjonit dhe dy vajzat e tij te mitura, te cilat fatmiresisht ndodhen ne gjendje te mire shendetesore.   

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.