Trageti Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikti me thika

Trageti Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikti me thika

363
SHPËRNDAJE

Trageti i linjës Ankona-Durrës është shndërruar në një arenë konflikit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë verbale mes pasagjerëve.Sipas policisë së Durrësit, Altin Hakami 36 vjeç nga Mitrovica me banim në Londër ka plagosur me thikë një 28 vjeçarin V.M nga Mali i Zi. Për pasojë, i plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë,në gjendje të rëndë shëndetësore.Gjithashtu janë plagosur lehtë shtetasit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski.Gjatë konflkitit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit nga Kosova, Altin Hakami 36 vjeç gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:1-Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni;2-Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni;

3-Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi;

4-Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:”Plagosja e rëndë me dashje”parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Altin Hakami;”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Dalibor Jovanoviç, Viktor Krstevski, Dragan Kovaçeviç dhe Dragisa Gogic

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.