Tonelata me perime te zones se Roskovecit vershojne per Eksport

Tonelata me perime te zones se Roskovecit vershojne per Eksport

1242
SHPËRNDAJE

Fermeret e zones se Roskovecit po prekin cdo dite perfitimet nga produktet bujqesore te serave . Ne nje prej pikave me te njohura te grumbullimit te perimeve ne Suk te Poshtem cdo dite grumbullohen dhe me pas eksportohen 70-80 ton perime( kryesisht domate , speca dhe tranguj) . E gjithe kjo sasi eksportohet ne vendet e rajonit si Serbia, Rumania ,Bullgaria ,Cekia dhe Izraeli.Se fundmi sasira te medha eksporti kerkohen per specin e bardhe. Nga pikat grumbulluese te perimeve ashtu edhe nga fermeret jane shprehur se ne te 3 sezonet e shitjes dhe grumbullimit te produkteve bujqesore nuk ka pasur problem ne pajisjen me dokumentacionin ligjor apo faturat e tvsh per fermeret per te terhequr vlerat monetare te mallit te dorzuar ( shitur)ne pikat e grumbullimit :- Pasi sjellim mallin ka then nje fermer dhe kryejm peshimin,pajisemi me faturen e dores nga ekonomisti dhe me pas nga kontabilisti marrim faturen e tvsh dhe kryejme terheqjen e vlerava monetare ne banke perfshir pervec cmimit te shitjes edhe tvsh. Ne zonen e Roskovecit llogariten rreth 100 ha me sera per 400 fermere te cilet pervec perfitimeve te tyre kane punesuar edhe fermere te tjere. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.