Termet apo shperthimet e kompanise se naftes ?!

Termet apo shperthimet e kompanise se naftes ?!

786
SHPËRNDAJE

Ne mbremjen e djeshme lekundje te forta te tokes jane ndjere ne Fier dhe zonat perreth. Menjeher qendra europiane e sizmologjise ka njoftuar mbi aktivitetin sizmik te tokes ne trekendeshin midis Zharrez,  Visoke, Kurjan.Sipas te dhenave nga qendra sizmologjike europiane lekundjet e tokes jane rregjistruar ne oren 22 14 min te mbremjes se djeshme rreth 12 km larg Fierit.Forca e lekundjeve ka qene me magnitude  3,5 balle  sipas  shkalles rihter dhe nje thellesi prej 2 km nga siperfaqja e tokes.

  1. Sapo eshte publikuar lajmi per lekundjet e termetit ne rrjetet sociale,kane nisur edhe komentet e dhjetra perdoruesve dhe komunitetit te Fierit.Shumica e tyre i kane konsideruar lekundjet e mbremshme jo nje termet (dukuri natyrore) por e krijuar nga kompania nxjerrese e naftes ne zonen Patos-Marinez.Qytetare te shumte kane akuzuar kompanine se eshte shkaktare e ketyre lekundjeve pasi perdorin shperthimet nentokesore per te krijuar mundesi te daljes se naftes. Megjithese akuzat e banoreve shkojne per kompanine ne fjale (dikur “Bankers” sot nje kompani Kineze )ende nuk ka pasur nje njoftim zyrtar nese keto lekundje jane shkak i shperthimeve nga kompania e naftes. Rreth 3 vjet me pare banoret e Zharrzes , Marinez, Beline e Sheqishte protestuan per keto shperthime te cilat demtuan dhjetra banesa derisa ne Prill te vitit kaluar ndodhen shperthimet e dy puseve te naftes duke demtuar qindra banesa dhe toka bujqesore dhe duke bere te evakuohen 60 familje.U deshen muaj qe kompania te demshperblente familjet e demtuara nga presioni i protestave te shumta te banoreve

Reagimet e qytetareve

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.