Tenton ti vjedh me dhune varesen nga qafa, arrestohet 18 vjecari nga...

Tenton ti vjedh me dhune varesen nga qafa, arrestohet 18 vjecari nga Fieri

3536
SHPËRNDAJE

Fier!
Tenton t’i vjedhë me dhunë varësen një shtetaseje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Klejdi Hoxha, 18 vjeç, banues në fshatin Dukas, Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Apollonia”, Fier ka tentuar t’i vjedhë me dhunë varësen e floririt nga qafa shtetases me iniciale E.B, 32 vjeç, banuese në lagjen “Apollonia”, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë” parashikuar nga Neni 139 e 22 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.