Tentojn te vjedhin nje lokal arrestohen 2 autoret

Tentojn te vjedhin nje lokal arrestohen 2 autoret

179
SHPËRNDAJE

Lushnje!
Tentojnë të vjedhin me dhunë një lokal, policia e Lushnjes zbardh ngjarjen dhe ndalon 2 autorët e dyshuar për këtë vepër penale dhe 1 shtetas tjetër për “Moskallzim krimi”.
Sot më datën 04.09.2016 u bë ndalimi me inisiativë i shtetasve:
1.Arjan Tabaku, 49 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”, Lushnje.
2.Andrea(Gazmend) Tabaku, 45 vjeç, banues në Lushnje.
3.Ilir Robo, 38 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i shtetasve Arjan dhe Andrea Tabaku( vëllezër) , u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin, sot më datën 04.09.2016 kanë tentuar të vjedhin me dhunë në lokalin e shtetasin E.S në lagjen “Loni Dhamo”.
Ndërsa shtetasi Ilir Robo u ndalua për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë Lushnje për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Moskallzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” të parashikuara nga Nenet 139,25,22, 300 dhe 301 të Kodit Penal!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.