Tentoi të vrasi me armë dy vëllezër, arrestohet autori.

Tentoi të vrasi me armë dy vëllezër, arrestohet autori.

261
SHPËRNDAJE

Policia e Lushnjes parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Tentoi të vrasi me armë zjarri dy vëllezër, arrestohet në flagrancë autori.

Në datën 07.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë dhe masave të shpejta është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të mundshme kriminale dhe konkretisht: 
Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B(vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta i dëmtonte të mbjellat me bagëti.
Shërbimet policore, në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin Luan Meta duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cop fishekë.
Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : 
-Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.