Tentoi te qellonte policin me thike arrestohet Fieraku

Tentoi te qellonte policin me thike arrestohet Fieraku

837
SHPËRNDAJE

Fier
Kundërshton punonjësit e policisë dhe i kanos ata duke tentuar t’i qëlloi me thikë, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Eridjon Gjata, 32 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 02.06.2017, ka hedhur sende të banesës së tij në rrugën e lagjes “8 Shkurti” Fier duke krijuar zhurma shqetësuese, ka bërë sjellje të papëlqyeshme në vende publike si edhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke tentuar t’i qëlloi ata me thikë.
U sekuestrua thika në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Prishje të rendit dhe qetesisë publike” dhe “Kanosje” parashikuar nga Nenet 236, 274 dhe 84 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.