Tentoi te korruptonte policin per ti falur gjoben, arrestohet Fieraku

Tentoi te korruptonte policin per ti falur gjoben, arrestohet Fieraku

116
SHPËRNDAJE

Mallakastër!
I ofron rryshfet punonjësit të policisë me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë për “Korrupsion aktiv”.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-Tomorr Hoxha, 44 vjeç, banues në Fier .
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër dhe pas kontrollit të dokumantave ka rezultuar se i kishte perfunduar afati vlefshmërisë së patentës.
Për këtë shkelje, punonjësi i policisë do të përpilonte masë administrative por shtetasi Tomorr Hoxha i ka ofruar 2000 lekë të reja punonjësit të policisë për mos t’i vendosur masën administrative.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.