Teknologu i uzinës së Ballshit është vrarë me thike dhe djegur 

Teknologu i uzinës së Ballshit është vrarë me thike dhe djegur 

960
SHPËRNDAJE

Teknologu i uzinës së Ballshit është vrarë. Lajmi është bërë i ditur nga webi i policise se shtetit per krime te renda policore. Sipas tyre, teknologu Shefo Duraj, trupi i të cilit u gjet në një pyll, është vrarë dhe djegur.
Burime nga Policia e Fierit bejne te ditur se nga hetimet e bëra në trupin e pajetë të Durajt, 57 vjeç se janë gjetur plagë thike dhe hekuri, si dhe djegie nëpër trup të shkallës së parë.

Pas këtyre detajeve të reja, kjo ngjarje është duke u hetuar si “Vrasje me dashje”.  

Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit Kalenjë në gjendje të dekompozuar, por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.