Teatri i Hadrianopolit

Teatri i Hadrianopolit

107
SHPËRNDAJE

Mendohet se qyteti u ndërtua nga perandori Adrian. Shekulli i dytë përkon me lulëzimin e jetës qytetare në luginën e lumit Drino. Pikërisht në qendër të kësaj lugine u ndërtua qyteti i Hadrianopolit, gjurmët e të cilit, deri tani, shfaqeshin vetëm në dy objekte: teatri, ku argëtoheshin aristokratët, si dhe nekropoli, ku ishin të detyruar të shkonin.

Teatri i Hadrianopolit mban emrin dhe u ndërtua me mbështetjen   e perandorit të madh Adrian. Teatri shërbente si qendra administrative dhe politike e qytetit antik të Hadrianopolit dhe e tërë rajonit të luginës së Drinos. Në kohën e funksionimit të tij për shfaqje dhe aktivitete administrative, teatri ka pasur një kapacitet prej 3500 vendesh dhe ishte i pajisur me 27 shkallë dhe një skenë   në   formë   gjysmërrethi,   të kufizuar me disa shtatoremermeri në pjesën e fondalit të saj. Teatri antik i Sofratikës është zbuluar rastësisht nga një ushtarak austriak, i quajtur Prashnik, gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe sipas ekspertëve arkeologë shqiptarë,   të cilët kanë kryer disa ekspedita arkeologjike në këtë objekt të lashtësisë, mendohet se ai daton në periudhën e sundimit të perandorit romak Adrian, në shekullin II para Krishtit. Banorëtvendas   kishin konstatuar   në këtë vend disa fragmente muresh, duke menduar se kishin të bënin me një kështjellë të vjetër dhe gabimisht e quanin vendin Palokastër.images (10)

Ushtaraku austriak Prashnik ishte i pari që shkroi se rrënojat i përkisnin një teatri të lashtë. Një gjë e tillë u verifikua plotësisht nga ekspeditat e kryera në vitet ‘70-’80 nga ekspertët   shqiptarë, të cilët zbuluan plotësisht shkallaren, skenën dhe fasadën e kondrafortëve mbajtëse të shkallëve të teatrit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.