Mbante drog dhe thike ne  burgun Fier,zbulohet nga policet

Mbante drog dhe thike ne  burgun Fier,zbulohet nga policet

1351
SHPËRNDAJE

Punojjesit e policise se burgut të Fierit kanë gjetur dhe sekuestruar sot brenda ambienteve të këtij institucioni, në një nga dhomat e një të paraburgosuri, disa doza me lëndë narkotike.
Sipas policisë, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e Andon Golemi, 39-vjeç, banues në fshatin Fushë Bardhë, Gjirokastër (ku është duke vuajtur dënimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”), i’u gjetën dhe sekuestruan tre sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva ku një sasi ishte e ndarë në 19 doza të gatshme për shitje.
Gjithashtu gjatë kontrollit i’u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një thikë.   

 Njoftimi i plote i policise

IEVP Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bazë të informacioneve të mara, bënë të mundur evidentimin e një rasti të mbajtjes së lëndëve narkotike në ambientet e IEVP Fier.

 

Nga kontrolli i ushtruar në dhomën e shtetasit Andon Golemi, 39 vjeç, banues në fshatin Fushë Bardhë, Gjirokastër (ku është duke vuajtur dënimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”), i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva ku një sasi ishte e ndarë në 19 doza të gatshme për shitje.

 

Gjithashtu gjatë kontrollit i’u gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një thikë.  

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga Nenet 283, 279 e 324/a të Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.