Sukur, krenar per origjinen dhe gjakun e tij shqiptar,ja perplas dhe Erdoganit

Sukur, krenar per origjinen dhe gjakun e tij shqiptar,ja perplas dhe Erdoganit

114
SHPËRNDAJE

Hakan Shukur, ish-sulmuesi i njohur turk, i cili ka qenë një deputet i Partisë AKP të drejtuar nga Presidenti Erdogan, ia ka plasur në sy të vërtetën për origjinën e tij.
Shukur pas nje kontradite eshte larguar nga Partia e Erdoan dhe ka nje perplasje ne distance me te.
Shukur ka përsëritur së është dhe ndihet shqiptar gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm dhe vet Erdoan.
Presidenti turk nga ana tjetër është munduar të qetësoj të pranishmit duke thënë se Hakan Shukur ka luajtur për Turqinë dhe çdo kush mund të ndihet sipas origjinës së tij.
“Jam shqiptar. Kam ngrënë bukë në Turqi, por unë jam një shqiptar”, tha Shykyr në Universitetin “Mehmet Akif Ersoy”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili në fjalën e tij tha “Le të mos ndahemi në turq, kurdë apo shqiptarë! Ne jemi një qeveri që e pranon çdo lloj nacionaliteti në vendin tonë. Edhe poeti Mehmet Akif, ai që thuri vargjet e himnit turk ishte shqiptar”.
“Vëllai ynë Hakan Shykyr është një shqiptar, i cili e veshi më shumë se çdokush tjetër fanellën e kombëtares tonë. Ai është një bir i këtij kombi”, tha Erdogan për shënuesin më të mirë në historinë e kombëtares turke.
I njohur me nofkën “Demi i Bosforit”, ai u bë një legjendë te Galatasarayi ku fitoi 14 tituj.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.