Situata e fundit nga përmbytjet,keto jane rrugët e pakalueshme

Situata e fundit nga përmbytjet,keto jane rrugët e pakalueshme

122
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit jep informacion për gjendjen e disa rrugëve në vend ndërsa ka kaluar në gatishmëri të përforcuar. Si pasoje e intensitetit të lartë të reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rruge tek pika e Viroit.

Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika.Të dyja krahët e autostradës Tiranë- Durrës janë të pa kalueshme.Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz.
Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme. Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar.

Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me Emergjencat Civile, Ushtrinë, Zjarrfikësit dhe ARRSH për të menaxhuar situatën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.