Sigurimi i detyrueshëm i shtëpive nga tërmetet e përmbytjet

Sigurimi i detyrueshëm i shtëpive nga tërmetet e përmbytjet

63
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore kanë përfunduar hartimin e projektligjit, që do të detyrojë çdo familje shqiptare të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet.
Nismën ligjore të qeverisë e paralajmëroi kryeministri Edi Rama pas përmbytjes së fundit. Një ekspert i Bankës Botërore konfirmoi për gazetën panorama se, projektligji, që e bën sigurimin e detyrueshëm, është gati dhe në fillim të vitit i është dërguar për konsultim Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme.

 Drafti parashikon dëmshpërblim për familjet, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lartë, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme ose 21 ditë. Pavarësisht se qeveria ka gati nismën ligjore, ende në të nuk është vendosur se sa do të jetë tarifa që do të paguhet.

 Për mënyrën e pagesës së tarifës, në draft specifikohet që ajo do të jetë vjetore ose mund të paguhet edhe me këste. Më herët, Banka Botërore, në një raport për përfshirjen e Shqipërisë në programin kombëtar për sigurimin nga tërmetet, ku qendra e sigurimit nga katastrofat natyrore do të menaxhohej jashtë vendit, përcaktonte që tarifat të jenë 50 euro në vit për shtëpi dhe kufijtë minimalë të mbulimit të dëmit, të variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro. 

“Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit, që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, rekomandon Banka Botërore. 

Në projektligjin e hartuar, qeveria parashikon ngritjen e Qendrës Shqiptare të Sigurimit nga katastrofat, me seli në Tiranë, e cila do të vetëfinancohet nga tarifat e detyrueshme të sigurimit të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.