Sigurimet, raporti dëme-prime, në Shqipëri kryeson Qarku i Fierit

Sigurimet, raporti dëme-prime, në Shqipëri kryeson Qarku i Fierit

447
SHPËRNDAJE

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ky raport për tregun shqiptar vitin e kaluar ishte mesatarisht 26%, duke ngelur ndër nivelet më të ulët në Europë

Në të gjithë vendin, Qarku i Fierit kryeson për sa i takon raportit mes dëmeve dhe primeve në sigurime. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ky raport për tregun shqiptar vitin e kaluar ishte mesatarisht 26%, duke ngelur ndër nivelet më të ulët në Europë.

Por, nëse analizojmë të dhënat sipas qarqeve, Fieri ka një raport mes dëmeve dhe primeve në nivelin 59%, më i larti në vend dhe 2.3 herë më të lartë se mesatarja kombëtare. Raportin më të ulët dëme-prime e ka qarku i Shkodrës, me 9.7%, i ndjekur nga Berati me 11.7%. Këto të dhëna mund të jenë mjaft domethënëse pas nisjes së aplikimit të sistemit bonus-malus në sigurime.

Nëse, për arsye që duhen analizuar, në Qarkun e Fierit gjasat për të pasur një ngjarje sigurimi të shoqëruar me dëme janë më të larta në raport me Shkodrën, mund të ndodhë që për rezident në Fier të paguajë për sigurimin e makinës më shumë se një banor i Shkodrës. Mbështetur në raportin e gjeografisë së sigurimeve për vitin e kaluar, tregu ngelet mjaft i përqendruar në Qarkun e Tiranës.

Në Tiranë arkëtohen 62% e primeve të sigurimit, ndërkohë që ky Qark ka edhe nivelin më të lartë të primeve për frymë, me afro 11 mijë lekë në vit.

Në Tiranë, vlera e primeve për frymë është tre herë më e lartë krahasuar me Qarkun e Gjirokastrës, që renditet i dyti, me rreth 4.200 lekë prime sigurimi për frymë. Diferencat janë shumë të mëdha për sigurime të veçanta, si për shembull sigurimi i jetës.

Për shembull, vitin e kaluar 87% e primeve të sigurimit të jetës u arkëtuan në Qarkun e Tiranës. Këto të dhëna tregojnë se tregu shqiptar i sigurimeve, përveçse i pazhvilluar dhe i mbështetur kryesisht në sigurime të detyrueshme, ka edhe një shpërndarje gjeografike të dobët dhe të përqendruar në Tiranë, sidomos kur flitet për sigurime vullnetare.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.