Si u lirua nga Gjykatat  supertrafikanti fierak që furnizonte Evropën me drogë

Si u lirua nga Gjykatat  supertrafikanti fierak që furnizonte Evropën me drogë

844
SHPËRNDAJE

Konsiderohet si një ndër të paktët trafikantë të rrezikshëm shqiptarë që kishin mbetur jashtë burgut, por edhe ai është vënë në pranga

Forcat speciale austriake kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Kroneuburg në veri të Vjenës shqiptarin e rrezikshëm i cili ka qenë i vetëm në momentin kur është arrestuar.

Bëhet fjalë për një emër të njohur edhe për drejtësinë shqiptare.

Blenard Fejzullai, 40 vjeç nga Shqipëria, është vënë në pranga sepse duhet që të vuajë 12 vite burg në Itali

Supertrafikanti shqiptar nga Fieri, Blenard Fejzullai që u arrestua në Vienë pasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane, u prangos në mars të 2016-s nga Policia e Tiranës.

Por, ai u la i lirë, pasi Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për njohjen e dënimit të dhënë nga shteti italian dhe u la i lirë, raporton tv Klan.

Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzullai, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.
40-vjeçari shqiptar duhet të vuajë në Itali dënimin me 12 vite burg për trafik droge dhe krijim të organizatës kriminale. Organizata e tij në vitet 2000-2001 fuste në Evropë sasi të mëdha heroine nga Afganistani dhe kokainë nga Bolivia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.