Shtrengohen lejet e ndertimit, ja kerkesat qe duhet te permbushin ndertuesit ne...

Shtrengohen lejet e ndertimit, ja kerkesat qe duhet te permbushin ndertuesit ne aplikim

149
SHPËRNDAJE

Nga vërtetimet e detyrueshme të Institutit të Monumenteve të Kulturës te ato të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, nga raporti gjeologo-inxhinierik – sizmik apo hidrologjik, deri te imazhet tredimensionale të objektit.

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Territorit ka shtrënguar kushtet e dhënies së lejeve të reja të ndërtimit. Tashmë ndërtuesit do të jenë të detyruar të paraqesin një vërtetim të Institutit të Monumenteve të Kulturës për prezencë ose jo të monumenteve në territorin ku aplikohet. I detyrueshëm do të jetë edhe një vendim Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, ndërkohë që aplikimi duhet të përmbajë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Në dokument theksohet se detyrim është edhe relacioni teknik i projektit, po ashtu edhe Grafiku i punimeve dhe organizimi i procesit të punës, bashkë me raportin gjeologo-inxhinierik – sizmik dhe hidrologjik. Në rastet kur investimi do të kalojë vlerën e 100 milionë lekëve, e detyrueshme do të jetë edhe oponenca teknike nga Instituti i Ndërtimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.