Shqipëria turizëm me bunkerë

Shqipëria turizëm me bunkerë

70
SHPËRNDAJE

E përdishmja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull bunkerëve shqiptar. “Ky po që është një plan konkret për të bërë parà”, shkruan “Daily Mail” në titullin e artikullit kushtuar hapjes në perspektivë të vendstrehimit të fshehtë antibërthamor të kohës së Enver Hoxhës. Të përditshmes britanike i duket mjaft interesante ideja e joshjes së turistëve në këtë mënyrë. Në fund të fundit, kush është ai që nuk do të bëhej kurioz?

Bunkeri, i krijuar për mbrojtje në rast të një sulmi atomik, është relikja e fundit e së shkuarës së errët komuniste të vendit, që prezantohet në formën e një atraksioni modern turistik. Strehimi me sipërfaqe 1.000 metra katrorë, i ndodhur poshtë Ministrisë së Brendshme, u ndërtua në vitet ’80 për të strehuar stafin në rast rreziku. Ai ka një soletë betoni me trashësi dy metra dhe të pakten 46 ndarje.

Duke cituar zyrtarë shqiptarë, “Daily Mail” shkruan se kthimi i kësaj hapësire në muze ndihmon në ruajtjen e historisë së vendit. Frika e një pushtimi nga armiqtë, kryesisht imagjinarë, e shtyu regjimin e dikurshëm të ndërtonte 700 mijë bunkerë betoni të të gjitha përmasave, në çdo cep të vendit. Një çerekshekulli pas rënies së komunizmit – vazhdon tabloidi – shumica janë ende aty, më të mëdhenjtë e të cilëve të shndërruar në bare, restorante, banjo publike, strehë dashurie për çiftet, apo edhe vend për të fjetur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.