Shqipëria, destinacioni turistik përtej Adriatikut

Shqipëria, destinacioni turistik përtej Adriatikut

65
SHPËRNDAJE

Kruja ishte ndër vendet e para që u vizitua nga 50 përfaqësuesit e agjencive turistike italiane që kanë mbërritur në vendin tonë për të promovuar turizmin shqiptar.

Ata patën mundësinë të njihnin nga afër një pjesë të rëndësishme të historisë dhe kulturës në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik, Krujë.

Ata u shprehën ndër të tjera që “jemi këtu për t’iu thënë turistëve italianë që, nga ana tjetër e Adriatikut është një destinacion shumë i mirë turistik”.

50 operatorë turistik italianë kanë mbërritur në vendin tonë për të promovuar turizmin shqiptar. Është hera e parë që një numër kaq i madh kompanish të huaja shfaqin interes për Shqipërinë. Pas mbërritjes në vendin tonë, takimin e parë përfaqësuesit e agjencive e patën në ministrinë e Ekonomisë. Gjatë këtij takimi zv. Ministri Ervin Mete shprehu gatishmërinë për t’u vënë në dispozicion gjithçka që do t’u nevojitet këtyre agjencive për të realizuar qëllimin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.