Shkatërronte rrjetin e ujësjellësit arrestohet nga policia.

Shkatërronte rrjetin e ujësjellësit arrestohet nga policia.

120
SHPËRNDAJE

Shkatërron me vetgjyqësi rrjetin e ujësjellësit të disa familjeve, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin
-Bashkim Disha, 48 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Vetgjyqësia” parashikuar nga Nenet 159 e 277 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.