Shkarkohen 8 punonjes të Hipotekave në vend

Shkarkohen 8 punonjes të Hipotekave në vend

263
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha sot ne nje deklarate per mediat se jane shkarkuar 8 punonjës të Hipotekave pas ankesave nga qytetarët në portal dhe verifikimit nga grupet e inspektimit qe evidentuan probleme në ZVRPP.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të zgjidhur aneksat e qytetraëve. Në muajt e fundit përmes platformës qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 207 aneksa. Kam urdhëruar ngritjen e grupeve të inspektimit, që kanë inspektuar Hipotekat në Fier Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Janë konstatuar shkelje të ligjit, për 15 ankesa të zgjidhura zvarritjet janë disa vjeaçare në shkelje me ligjin. Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit, sot kam marrë masat deri në shkarkim për 8punonjës të ZVRPP për Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë”, tha Gjonaj.Nderkohe ne ZRVPP ,Fier nje punonjese e zyres juridike e cila kishte emrin ne liste per tu larguar ka bere doreheqje nga detyra e juristes perpara se te vinte urdheri i sotem i Ministres

DEKLARATA E PLOTE

Në mbajtje të premtimit që Qeveria ka bërë në fillim të mandatit të saj, për “Qeverisje në koalicion me njerëzit e zakonshëm”, Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar maksimalisht për të trajtuar dhe zgjidhur ankesat e qytetarëve.

Vetëm gjatë muajve tetor – dhjetor të vitit që lamë pas, përmes platformës së bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam”, në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, qytetarët kanë shkruar dhe adresuar 277 ankesa. Të cilat janë trajtuar në mënyrë serioze nga strukturat teknike të Ministrisë nga vetë unë si Ministre dhe Kabineti im.

Bazuar në ankesat e paraqitura, kam urdhëruar ngritjen e grupeve të posaçme të inspektimit, të cilët gjatë muajve nëntor-dhjetor kanë inspektuar zyrat e hipotekave të Fierit, Shkodrës, Elbasanit, Pogradecit dhe Korcës.

Në përfundim të kontrolleve dhe hetimeve administrative, të kryera nga strukturat e Ministrisë lidhur me ankesat e qytetarëve, janë konstatuar shkelje të ligjit dhe vonesa të tejskajshme dhe  të pajustifikuara në trajtimin e disa prej tyre. Për 15 ankesa të zgjidhura vetëm gjatë muajit dhjetor, zvarritjet janë disa vjeçare, në shkelje të hapur me ligjin dhe duke bërë që qytetarët të ndihen të pafuqishëm për të realizuar të drejtën e tyre.

Të vendosur për të goditur shkeljet e ligjit dhe veprimet korruptive, sot kam marrë masat administrative deri në shkarkimin e tyre, për 8 punonjës të zyrave të hipotekave në rrethet: Elbasan, Lushnjë, Fier, Durrës, Tiranë, Pogradec, Korçë dhe Shkodër që kanë pasur në trajtim këto raste.

Dëshiroj t’i siguroj qytetarët, për angazhimin maksimal të timin si Ministre, të Ministrisë së Drejtësisë, për të zgjidhur njëherë e mirë problematikat e tyre në regjistrimin e pronës, të cilat janë identifikuar nga Ministria në bashkëpunim me Zyrën Qëndrore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Dëshiroj gjithashtu, të inkurajoj të gjithë qytetarët që për çdo problem apo vonesë të pajustifikuar në marrjen e shërbimeve pranë këtyre zyrave apo çdo institucion tjetër ligjzbatues në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, të na drejtohen përmes platformës shqiperiaqeduam.al.

Shqipëria që Duam, është një platformë e cila, që prej nisjes së saj, ka marrë fuqinë e përçuesit të zërit të qytetarit, me qëllimin e vetëm për t’i dhënë fund sorrollajeve në dyert e institucioneve shtetërore dhe për të luftuar korrupsionin, i çfarëdo niveli qoftë ai, duke treguar zero tolerancë ndaj abuzuesve dhe shkelësve të ligjit.

Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama janë të përkushtuar, për të bashkëqeverisur me çdo qytetar që dëshiron të jetë pjesë e nismave dhe përpjekjeve tona për Shqipërinë që duam. Ndaj ftoj dhe inkurajoj të gjithë qytetarët të shkruajnë dhe të na drejtohen nëpërmjet platformës “Shqipëria që duam”, duke ju siguruar se të gjitha ankesat që mbërrijnë pranë Ministrisë së Drejtësisë do të trajtohen brenda afatit dhe me angazhimin tonë maksimal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.