Sherr ne Kuvend: Garda shmang perplasjen fizike Dogjani-Beqaj

Sherr ne Kuvend: Garda shmang perplasjen fizike Dogjani-Beqaj

56
SHPËRNDAJE

Akuzat për rastin e një fëmije të sëmurë kanë shkaktuar sherr dhe përplasje në sallën e Kuvendit mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe deputetit të PD-së, Asllan Dogjani, debat që nuk degjeneroi në një përplasje fizike për shkak të ndërhyrjes së Gardës së Republikës.

Në momentin që Beqaj ka dashur të replikojë me Dogjanin, në këmbë është ngritur ish-kryeministri Sali Berisha, duke mos e lënë të flasë. Ndërsa ministri fliste nga vendi, Dogjani i është afruar me tone të larta dhe nuk kanë munguar shprehjet “rrugaç” e “budall” ndërsa është dashur ndërhyrja e gardës për të shmangur një përplsje fizike mes tyre.

Teksa ata përplaseshin ndërhyn nënkryetarja e Kuvnedit Valentina Lesaj, e cila i drejtohet Dogjanit: Nuk jemi në rrugë këtu mësohu të flasësh!
Berisha flet nga vendi dhe i drejtohet Ruçit: Me këtë budalla që keni, hiqeni nga seanca këtë budall…
Më herët Dogjani denoncoi rastin e një fëmije të sëmurë që sipas tij sorollatet në spital, ndërsa rrezikon jetën. Por ministri Beqaj tha se është takuar me nënë e fëmijës dhe po bëhet gjithçka për këtë rast.
“Ky rren mor, thotë nuk është ministri kur u shkëmbyem bashkë në korridor, i besohet këtij”,- tha Beqaj.
Në replikë Dogjani shtoi: “Të pashë në korridor, por jo në parlament. Unë nuk i flas hajdutëve që vjedhin miliona euro as në rrugë, as në Parlament”.

(ma.ar/BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.