Sekuestrohet 76,2 kg droge

Sekuestrohet 76,2 kg droge

46
SHPËRNDAJE

Malësi e Madhe
Finalizohet me sukses operacioni i koduar FOREST. 
Goditet një tjetër rast trafikimi lëndësh narkotike. 
Sekuestrohet 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane dhe një sasi fishekësh në Malësinë e Madhe. 
Shpallet në kërkim 1 shtetas: 
Me date 15.03.2017 rreth orës 17:00, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe veprimeve të mirëorganizuar nga ana e forcave të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim Seksionin për Hetimin Narkotikëve në D.V.P.Shkodër, u bë finalizimi me sukses i operacionit “Forest ”. 
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ngritur pikë kontrolli për të ndaluar automjetin tip Benz Mercedez ML,me targë AA476MJ i cili po lëviste në aksin rrugor me drejtim nga fshati Brigjë për në Rapsh në afërsi të kufirit të gjelbër.
Drejtuesi i mjetit sapo ka parë punonjësit e policisë, ka ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi në shpatin e malit nëpër shkurre.
Gjatë kontrollit të automjetit në bagazhin e tij u gjenden: 
* 7 thasë, ku brenda të cilave ishin 69 pako, dhe ku në total me një sasi prej 76.2 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuane. 
Në këto kushte është ushtruar kontroll banese dhe gjatë kontrollit janë gjendur 130 fishekë kaliber 7.62 mm dhe dy krëhëra, të cilat janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale. 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e drejtuesit mjetit, konkretisht e shtetasit:
* F. H 25 vjeç, banues në fshatin Selcë, Njësia Administrative Këlmend, Malësi e Madhe. 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje municionit luftarak” parashikuar nga nenet 283a/1 e 278/2 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.